Tuna Sejdiu, nesër ceremonia e martesës në Shkup me 350 të ftuar
Ceremonia martesore e këngëtares Tuna Sejdiu do të zhvillohet nesër në hotelin më luksoz në Maqedoni (Aleksandar Palace), në prani të 350 mysafirëve, si dhe të ftuar special. Dasma do të jetë shumë private me miqtë më të afërt, por pa praninë e mediave. Në fillim, me të kuptuar se këngëtarja do të martohet, nga burime të sigurta mësuam se velloja e saj do të porositet në Milano të Italisë, ndërkohë që Tuna kishte ndryshuar mendjen dhe dizajnimin e fustanit i’a kishte besuar Valdrin Sahitit, dizajnerit të njohur kosovar. Në fakt, këngëtarja do të ketë tre opsione për veshjen e fustanëve. Dizajnimi i Valdrinit, që e ka punuar për Tunën, do të jetë dhuratë nga ai. Forma e vellos do të jetë në stil të sirenës, ndërsa është dekoruar me gurë të çmuar nga Turqia. Opsioni tjetër që i është ofruar këngëtares është një model nga katalogu më i fundit i “Vogue”, ndërsa një vello tjetër ajo e ka blerë edhe te “Geraldina” në Tiranë. Si të ftuar Vip në ceremoni, mësuam se do të jenë: Jonida Maliqi, Armend Ramadani, Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi, stilisti Valdrin Sahiti, grimerja Sellma, Nora Istrefi dhe Robert Berisha e shumë miq të tjerë. Unaza që do të mbajë në gisht këngëtarja është diamant i shtrenjtë 14 karat. Ne ju premtuam edhe fotot me vellon e bardhë para ceremonisë, por për shkak të obligimeve të mëdha, Tuna nuk kishte pasur mundësi t’i realizonte. Pas dasmës, këngëtarja do të rrëfehet për të gjitha detajet e martesës, që nga momenti kur Rilindi ka kërkuar dorën e Tunës te prindërit e saj, e deri në ditën e pashkëve, kur edhe këngëtarja i jep fund beqarisë… bl. re