Harrohet Olta, Bledi del çdo natë me brune të ndryshme
U duk sikur kishte një filling mes Oltës dhe Bledit, të dy pjesëmarrës të “Big Brother 3” dhe pas daljes së Bledit nga shtëpia, gjithçka ishte lënë për t’u sqaruar, kur edhe Olta të dilte që aty. Mirëpo, Bledi si duket nuk ka shumë durim, ca nga fakti se Olta i është afruar shumë Erjonit e ca nga fakti tjetër se femrat e bukura nuk mungojnë në ambientet që ai frekuenton. Bledi gjendet gjithmonë nën shoqërinë e femrave, që çuditërisht janë të gjitha brune. Brenda një fundjave, ai ka dalë me këto dy femra që po shihni edhe në foto.