SHBA goditet nga tornadot, të paktën 28 viktima
SHBA- Një sëri e fuqishme stuhish dhe tornadosh i morën jetën të paktën 28 personave në Indiana, Kentucky dhe Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia lokale konfirmoi për BBC se të paktën 13 persona humbën jetën kur tornadoja preku tre qarqe në Indiana. 12 të tjerë humbën jetën në Kentucky dhe dy vdekje u shënuan në Ohio. Më herët tornadoja goditi Alabamën duke i marrë jetën një tjetër personi.
Ekziston frika se shkalla e vdekjeve të rritet për shkak të stuhisë dhe shkatërimit, ndërkaq edhe vlerësimi i dëmeve është ende i vështirë për tu llogaritur.
Një 24-vjeçare, Jenn Helvering tha për BBC se pa stuhinë në autostradë teksa ajo po ecte drejt Henryville, makina e saj së bashku me një traktor u kthyen përmbys, dhe shton se ka shpëtuar për mrekulli.
Ndërkohë shërbimi sinoptik në SHBA ka paralajmëruar për tornado të tjera në një mori shtetesh për shkak të stuhive në rritje që prej së premtes.
D.Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Sulm me bombë në Jemen, të paktën 26 viktima Jemen- Së paku 26 persona u vranë si pasojë e...
- Aksident në SHBA, humbasin jetën 10 persona SHBA- Dhjetë njerëz humbën jetën si pasojë e një aksidenti...
- Elbasani goditet nga krimi, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur Elbasan- Elbasani është goditur nga krimi mbrëmjen e djeshme, pasi...