Tiranë, kapen me kokainë dhe armë, pranga 5 personave
TIRANE-Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor ‘Eagle’ në Tiranë pasi iu sekuestruan armë zjarri dhe një sasi kokaine.
Burime nga policia bëjnë të ditur për TVNews24 se në pranga janë vënë shtetasit Denis Birjani, Martin Cela, Nevil Lula, Oltjon Gruri dhe Alban Grori.
Në momentin e kapjes, personave iu sekuestruan 80 gramë kokainë, 5.4 gramë heroinë, 3 armë zjarri, 4 automjete si dhe 8 telefona celularë.
Në bazë të hetimeve disa mujore, policia arriti të sigurojë prova se personat ishin shpërndarës të kokainës në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)