Costa Concordia, mes pasagjerëve 2 shqiptarë
Mes pasagjereve te anijes italiane, Costa Concordia, fundosur tragjikisht ne det ishin edhe 2 shqiptare, qe raportohet te jene mire.
Mediat italiane, duke raportuar per listen e pasagjereve japin detaje se ne te kishte 64 nacionalitete.
Sipas mediave italiane, referuar policise, ne anije kishte 989 italianë, 569 gjermanë, 462 francezë, 177 spanjollë, 129 amerikanë, 127 kroatë, 108 rusë, 74 austriakë, 69 zviceranë, 46 brazilianë, 46 japonezë, 42 holandezë, 33 ukrainas, 30 koreanë, 20 rumunë, 26 nga Hong Kong, 25 britanikë, 21 australianë, 17 argjentinas, 13 tajvanezë, 12 kanadezë, 12 kinezë, 11 portugezë, 10 kolumbianë, 10 kilianë, 9 turq, 8 belgë, 8 izraelitë, 9 kazakistanezë, 8 peruanë, 8 polakë, 6 moldavë, 6 nepalezë, 5 suedezë, 5 venezuelanianë, 4 danezë, 4 nga Republika Domenikane, 4 serbë, 4 afrikano-jugorë, 3 nga Antilet Holandeze, 3 bjellorusë, 3 grekë, 3 hungarezë, 3 iranianë, 3 irlandezë, 3 maqedonas, 2 shqiptarë, 2 kubanezë, 2 algjerianë, 2 ekuadorianë, 2 meksikanë, 2 finlandezë, 1 nga Andorra, 1 bullgar, 1 boshnjak, 1 çek, 1 indian, 1 maroken, 1 norvegjez, 1 nga Zelanda e Re, 1 filipinas dhe një uruguaian.
Nderkohe, kapiteni i anijes së fundosur italiane është liruar nga burgu, por ndodhet në arrest shtëpiak.
Kapiteni Françesko Shetino është nën hetime nga autoritetet për vrasje të njerëzve dhe braktisje të anijes.
Të paktën 11 njerëz raportohet se kanë vdekur, ndërsa më shumë se 20 të tjerë ende konsiderohen të humbur, që nga fillimi i fundosjes së anijes më 13 janar, në afërsi të ishullit Gjilio, në rajonin e Toskanës në Itali.
Avokati i Shetinos tha se kapiteni e mohon që e ka braktisur anijen, e cila po bartte më shumë se 4200 udhëtarë dhe ekuipazh.
Ndërkohë, mediat italiane kanë transmetuar incizime, në të cilat roja bregdetare italiane vazhdimisht e urdhëron kapitenin që ta lejë një varkë shpëtimi dhe të kthehet në anijen e tij, pas fatkeqësisë.