Shkarkimi i Spahiut, Ligjet shqyrtojnë kërkesën

Kreshnik Spahiu
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e kerkeses se grupit parlamentar te PD-se per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu. Relator i ceshtjes eshte deputeti demokrat Viktor Gumi, sipas te cilit Kreshnik Spahiu duhet te shkarkohet pasi ka shkelur Kushtetuten. Sipas tij kuvendi ka te drejte kushtetuese per shkarkimin.
Ne mbledhje eshte i pranishem vete Spahiu, i cili ka argumentuar se ne asnje rast Kushtetuta nuk parashikon shkarkimin e tij.
“Prej shume kohesh jane vene nen presion, por une nuk largohem nga presionet”- ka thene Spahiu.
Pas debatesh, Spahiu ka lene sallen e mbledhjes. Ne mbledhjen e sotme, komisioni pritet te vendose per dërgimin ne Kuvend te nje raporti per ngritjen ose jo të një komisioni hetimor për hetimin e veprimtarise se tij.
Spahiu eshte vene ne qender te akuzave dhe sulmeve te maxhorances dhe vete kreut te qeverise per veprimtarine e tij ne aleancen Kuq e Zi, etitekuar prej Berishes me qellime qartesisht politike dhe ne favor te partise se re te presidentit te vendit, Bamir Topi.
Ne mbledhjen e fundit te grupit te PD-se, Berisha akuzoi ate dhe kreun e shtetit per shkelje te hapur te Kushtetutes ne dy institucione shume te rendesishme, KLD dhe Presidence.