E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 2 shqiptarë pasagjer në anijen e mbytur në Itali

Pamje te anijes

Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave nga anija që u mbytë të premten e kaluar Costa Concordia, mediat italiane bëjnë të ditur se pjesë e 4229 personave të cilët u përballën me mbytjen e anijes luksoze ishin dhe dy shqiptarë.

Sipas medieve në anije kishte pasagjer nga 64 vende të ndryshme të botës përfshirë edhe dy shqiptarë. Sipas informacioneve të fundit shtetasit shqiptarë, kanë shpëtuar. Ata janë të së njëjtës familje, jetojnë në Zvicër dhe tashmë janë kthyer në shtëpi.

Shumica e personave që rezultojnë të zhdukur janë anëtarë të ekuipazhit, kryesisht kinezë dhe filipinas që duket se ndodheshin në zonat e shërbimit si lavanderia.

Sipas informacioneve nga policia portale italiane rezulton se mes njerëzve që gjendeshin në anije kishte 989 italianë, 569 gjermanë, 462 francezë, 177 spanjollë, 129 amerikanë, 127 kroatë, 108 rusë, 74 austriakë, 69 zviceranë, 46 brazilianë, 46 japonezë, 42 holandezë, 33 ukrainas, 30 koreanë, 20 rumunë, 26 nga Hong Kong, 25 britanikë, 21 australianë, 17 argjentinas, 13 tajvanezë, 12 kanadezë, 12 kinezë, 11 portugezë, 10 kolumbianë, 10 kilianë, 9 turq, 8 belgë, 8 izraelitë, 9 kazakistanezë, 8 peruanë, 8 polakë, 6 moldavë, 6 nepalezë, 5 suedezë, 5 venezuelanianë, 4 danezë, 4 nga Republika Domenikane, 4 serbë, 4 afrikano-jugorë, 3 nga Antilet Holandeze, 3 bjellorusë, 3 grekë, 3 hungarezë, 3 iranianë, 3 irlandezë, 3 maqedonas, 2 shqiptarë, 2 kubanezë, 2 algjerianë, 2 ekuadorianë, 2 meksikanë, 2 finlandezë, 1 nga Andorra, 1 bullgar, 1 boshnjak, 1 çek, 1 indian, 1 maroken, 1 norvegjez, 1 nga Zelanda e Re, 1 filipinas dhe një uruguaian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›