E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në 14 janar, Vetëvendosja: Padi për policët

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ngrejë padi penale ndaj të gjithë pjesëtarëve të forcave elite policore që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve dhe deputetëve të kësaj partie në protestën e 14 janarit në pikat kutare Merdar dhe Dheu i Bardhë për reciprocitetin.

Vetëvendosje do ti padisë të gjithë policët dhe ocerët që kanë ushtruar dhunë të tepruar ndaj protestuesve dhe deputetëve, ka thënë deputeti Rexhepi Selimi gjatë një konference me gazetarë. Ai madje, ka shkuar edhe më larg duke thënë se në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka pasur edhe grupe joformale, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Vetëm grupet joformale brenda policisë kanë intervenuar, të cilët kanë përdorur dhunë të tepruar mbi qytetarët. Ky grup që ka ardhur nga Prishtina në pikën kutare te Dheu i Bardhë ka ndërhyrë dhe ishte pjesa joformale e policisë që kanë qenë e dirigjuar nga politika e kryeministrit Hashim Thaçi dhe jo nga zinxhiri komandues, ka thënë Selimi.

Megjithatë, ai tha se Vetëvendosje do të vazhdojë edhe më e vendosur në rrugën e saj për protestën e radhës që është paralajmëruar me 22 janar për implementimin e reciprocitetit me Serbinë.

Duke iu referuar deklarimeve të kryeministrit Hashim Thaçit, ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, dhe zëdhënësit të Policisë, Baki Kelanit, deputeti i Vetëvendosjes theksoi se ne e kemi kuptuar se aparati shtetëror i Thaçit ka qenë i gatshëm edhe të na vrasë. Derisa protestohej në dy pikat kutare, Zyra e Kryeministrit u kthye në një sallë operative, ku anëtarë të këtij shtabi ishin Thaçi, Rexhepi, Buzhala dhe Mirena, ka thënë Rexhep Selimi.

Deputeti Selimi, ndërkaq hodhi poshtë deklarimet se Policia e Kosovës më 14 janar është frikësuar për arrestimin e tij. (Zeri)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›