E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman-Berisha: Hetim për dhunën në 21 janar

Hetimi per ngjarjet e 21 janarit duhet të përfshijë dhunën dhe organizatorët e dhunës. Kjo ka qënë deklarata e bërë nga Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Thomas Countryman ne takim me kryeministin Berisha.
 

Countryman theksoi se qeveria e SHBA-se është e angazhuar të kontribuojë duke mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e kësaj situate në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.
 

Nga ana e tij Kryeministri Berisha e informoi zotin Countryman mbi zhvillimet e fundit në vend pas përpjekjeve të liderit të opozitës më datë 21 janar për të marrë me dhunë institucionet demokratike duke rrethuar për pesë orë selinë e Këshillit të Ministrave me individë të paguar, ku 321 prej tyre rezultojnë me precedent penalë. Si pasojë e kësaj përpjekje të dhunshme për të rrëzuar institucionet demokratike u plagosën mbi 100 efektiva të ruajtjes së rendit dhe Gardës së Republikës dhe humbën jetën katër qytetarë.
 

Kryeministri Berisha i theksoi zotit Countryman se qeveria mbetet e vendosur për të respektuar me rigorozitet të plotë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe të drejtat e opozitës dhe çdo force politike në vecanti për cdo tubim paqësor.
Kryeministri Berisha e garantoi zotin Countryman se drejtësia shqiptare do të ketë të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për zbardhjen e të gjitha përgjegjësive te ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Ai e siguroi Countryman se komisioni hetimor parlamentar ka për qëllim të ndihmojë në zbardhjen e plotë të 21 janarit dhe se të gjithë dokumentacionin, faktet dhe të dhënat që ai do të grumbullojë do tja dorëzojë Prokurorisë për ta ndihmuar në hetim.
 

Zoti Countryman theksoi se qeveria e SHBA është e angazhuar të kontribuojë duke mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e kësaj situate në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Duke theksuar se hetimi duhet të përfshijë dhunën dhe organizatorët e dhunës ai e konsideroi drejtësinë e pavarur me rëndësi jetike.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›