Countryman: Tani, zgjidhni emrin, implementoni marrëveshjen e Ohrit
WASHINGTON- Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Thomas Countryman deklaron se zgjedhjet në Maqedoni ishin kompetitive, transparente dhe korrekte.
"Uroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë për zgjedhjet që ishin kompetitive, transparente, korrekte, ku njerëzit morën pjesë masivisht në votim, ishin paqëdashës dhe dinjitoz dhe cilësia e këtyre zgjedhjeve ishte e paprecedentë" – ka thënë Countrimen, citon Zëri i Amerikës. Ai shton gjithsesi se OSBE-ja identifikoi edhe probleme të caktuara por "Prioritet për qeverinë e ardhshme është të përballet me ato çështje, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mund të jenë edhe më të mira", tha Countryman.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit nënvizoi se përfundimi i çështjes për emrin me Greqinë, reformat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshejs së Ohrit janë detyrat kryesore të qeverisë së së re maqedonase.
"Absolutisht besojmë se është koha të marrë zgjidhje diskutimi me Greqinë për emrin e Maqedonisë. Mendojmë se ajo është shumë afër dhe mund të bëhet, pas zgjedhjeve është shumë më mirë të bëhet diçka e tillë sesa para zgjedhjeve. Me padurim presim që kjo çështje të zgjidhet, me qëllim që Maqedonia të vazhdojë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së", tha diplomati i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.
Countryman është i mendimit se për qeverinë e re është me rëndësi të trajtojë edhe disa nga çështjet që i identifikoi BE-ja si prioritete në rrugën e anëtarësimit.
"Këtu bëjnë pjesë sundimi i shtetit ligjor, pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias. Këto janë çështje kyçe nëse Maqedonia dëshiron të përmbushë standardet e BE-së", thotë Countryman.
Duke pasur parasysh se këtë vit shënohet 10-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, ai mendon se nevojitet zbatim i sinqertë dhe vendimtar i dispozitave të saj, në mënyrë që t'u ofrohet ndjesia tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë se janë pjesë e vendit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
Duke folur për rajonin në tërësi, Countryman nënvizoi se i tërë integrimi i rajonit në BE dhe në NATO edhe më tej është angazhimi numër një për qeverinë amerikane.
(s.g/BalkanWeb)