Greqia në krizë, Obama i jep mbështetjen e SHBA
ATHINE- SHBA dhe Gjermania do të kontribuojnë në përpjekjet për të adresuar problemet që rrjedhin nga borxhi grek, duke përfshirë këtu edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Mbështetja e SHBA për Greqinë u shpreh nga vetë presidenti amerikan Barak Obama dje, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington.
Obama theksoi se nëse ndodh një dështim në zonën euro kjo "do të dëmtojë ekonominë globale. Prandaj kemi nevojë që të përdorim idetë më të mira për të zgjidhur problemin."
Greqia mund të shohë përpara e mbështetur nga Shtetet e tjera anëtare të Eurozonës dhe Gjermania do të ketë një rol kyç në hartimin e "zgjidhjes", tha presidenti i SHBA.
Ndër të tjera Obama, vuri në dukje se “Greqia është duke bërë hapa përpara dhe të vështirë drejt përmirësimit, por është ende nën kërcënimin e tregjeve ndërkombëtare”.
Ai shprehu bindjen se Gjermania do të ushtrojë rolin e saj udhëheqës dhe për të ndihmuar Greqinë të zgjidhë situatën. “Ne kemi bashkëpunim të ngushtë, si bilateral ashtu edhe në kuadër të FMN-së, edhe pse në fund evropianët vetë duhet të përballen me këtë çështje” – tha Obama
"Greqia ka nevojë për zhvillim, por duke patur parasysh nivelin e borxhit, vendet e tjera të zonës euro duhet të kontribuojnë. Rritja ekonomike e Amerikës varet nga gjendja e Evropës"– deklaroi ai.
Zonja Merkel, kancelarja që përballet me kritika nga ata që kanë frikë se Gjermania do të jetë në vendet e tjera evropiane donatore, tha se vendi i saj do të bëjë atë që duhet, në një mënyrë që, si çdo rast të garantojë qëndrueshmërinë e euros. "Ne e shohim qartë përgjegjësinë tonë në Evropë dhe do të marrim përgjegjësi, në bashkëpunim me FMN” – tha ajo.
Merkel vuri në dukje se Gjermania ka "përgjegjësi për ekonominë globale”. Kancelarja theksoi se “Evropa është pjesë e identitetit tone, por ajo duhet të jetë konkurruese si një e tërë për t'u bërë një partner i vërtetë i Shteteve të Bashkuara. Gjermania do të tregojë solidaritet, por gjithashtu do të përqëndrohet në rivendosjen e konkurrencës”.
Ky lajm vjen për Greqinë në një kohë kur vendi është përfshirë nga protesta masive në Athinë dhe shumë qytete të tjera. Nga ana tjetër, një ditë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Papandreu kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e organizimit të një referendumi për ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike që qeveria e tij parashikon të realizojë së afërmi.
(balkanWeb)