Viloviç: Mlladiç të mbajë përgjegjësi për krimet në Kroaci
ZAGREB- Zagrebi kërkoi që Ratko Mladiç, ish-komandanti serbo-boshnjak, i arrestuar më 26 maj në Serbi pas 16 vitesh arratie, të përballet me drejtësinë edhe për krimet e kryera në Kroacia.
Ambasadori kroat në OKB, Ranko Viloviç, i cituar nga media në Beograd, deklaroi se Kroacia është e kënaqur me arrestim i Mladiçit, por beson se gjenerali duhet të përgjigjet jo vetëm për të vdekurit në Bosnje-Hercegovinë, por edhe ato të shkaktuar prej tij në shumë lokalitete kroate, si Skrabrnja, Zara, Sebenico, Vërlica, Sinj, Kijevo.
Drejtësia kroate ka nisur një seri procedurash kundër Mladiçit, që gjatë luftërave në Kroaci në vitet 1991-95, ishte kreu i divizionit të ushtrisë jugosllave në Knin.
Një gjykatë në Shebenik e dënoi Mladiçin me 20 vjet burg për një sulm të armatosur në Kijevo në vitin 1991. Gjenerali është akuzuar për sulme në zonat civile në zonat bregdetare, përfshi edhe zonat Sebenik dhe Zara, me lëshim raketash nga territor boshnjak.
(m.a/ansa/BalkanWeb)