Tadic: Pritet presion mbi Serbinë për të njohur Kosovën
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se mund të pritet që disa vende të bëjnë presion ndaj Serbisë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të mundur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.“Kuptohet që pas mbylljes së bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, do të ketë vende ose administrata, të cilat do të dëshirojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë lidhur me Kosovën dhe këtë unë, natyrisht, nuk do ta fsheh”, tha Boris Tadiç mbrëmë në Bruksel, pas takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej.
Por presidenti i Serbisë theksoi se qeveria aktuale e Serbisë dhe ai si president, nuk do ta “pranoj pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite e as eksplicite”. Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, e ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Ata janë afër marrëveshjeve pragmatike në kuptimin e bashkëpunimit rajonal, që është thelbesor për procesin e integrimit evriopian”, tha Rompej, pas takimit me Boris Tadiçin.
(Europaelire/Balkanweb)