E Diel, 1 Nëntor 2026

Crans Montana vjen në Tiranë. Berisha ftesë investitorëve të huaj

TIRANE-Kryeministri Berisha përshëndeti sot hapjen e Forumit të Crans Montanës, që hapi punimet sot në Tiranë.
Kreu i qeverisë theksoi para të pranishmëve se Shqipëria është një vend tërheqës për investitorët dhe i ftoi këta të fundit të investojnë në Shqipëri.
Ftoj investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri, pasi klima për biznesin dhe investimet e huaja, sipas tij është inkurajuese. Jam këtu gjithashtu t’ju siguroj se qeveria ime dhe gjithë agjencitë e këtij vendi do të bëjnë më të mirën për të mbështetur juve, për të mbështetur investimet tuaja, për të mbështetur projektet tuaja, në mënyrë që ju të keni një histori suksesi në këtë vend.

Por, sic theksoi Berisha pavarësisht se Bota është prekur nga kriza financiare, qeveria shqiptare ka bërë reforma të mëdha për të ndjerë më lehtë efektet e krizës dhe njëkohëssiht për të patur rritje ekonomike. “Jam i lumtur t’ju njoftoj se pavarësisht krizës botërore financiare dhe ekonomike, Shqipëria ia doli të mbante një rritje ekonomike, më të lartën në Europë. Pavarësisht shqetësimeve serioze që ekzistojnë sot në zonën euro, ekonomia jonë përfundimisht është një ekonomi e eurizuar, nuk jemi në zonën euro por jemi të eurizuar”, tha Berisha.

Duke theksuar se Shqipëria nuk është një vend i madh, por është një vend me potenciale të mëdha, Berisdha ftoi pjesmarrësit që me anë të këtij Forumi, të mësojnë më shumë rreth agjencive shqiptare publike.

Organizatorët i përshendeti themeluesi i këtij forumi Zhan Pol Karteron, i cili u shpreh se trendi i Shqiperisë është pozitiv.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›