E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,nisma Adriatiko- Joniane deklarate:Ballkani ne BE

TIRANE- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane, të zhvilluar në qytetin e Ankonës, Itali. Ministrat miratuan dy deklarata të rëndësishme politike: Deklaratën e Ankonës si dhe Deklaratën e Këshillit Adriatiko-Jonian në mbështetje të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, përmes së cilave u rikonfirmua perspektiva e qartë dhe e afërt evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe u vlerësua progresi i dukshëm që këto vende kanë arritur në procesin e integrimit në BE, duke nënvizuar rëndësinë e finalizimit të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Në këtë Ministerial, i cili shënoi edhe përfundimin e presidencës italiane të kësaj nisme, morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›