E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi për Otranton, familjarët mirëpresin vendimin

VLORE- Familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës së Leces e cila hodhi poshtë kërkesën e avoktëve italianë për riekspertim të cështjes, kërkesë e cila rrezikoi të rikthente procesin në fillimet e tij. Paraditen e së martës trupi gjykues në Gjykatën e Apelit në Lece ka shqyrtuar kërkesën e palës italiane ndërsa familjarë të viktimave dhe 3 deputetë kishin udhëtuar drejt Italisë për të qenë të pranishëm në sallë.

Pas diskutimeve të fokusuara në kërkesëne palës italiane, trupi gjykues është tërhequr për 3 orë dhe më pas ka dhënë vendimin duke e refuzuar atë. Sipas avokatit mbrojtës të të pjesës më të madhe të familjarëve dhe të viktimave, vendimi i gjykatës është një hap pozitiv. Avoktai Engjëll Agaci shpjegon se me këtë vendim i hapet rrugë procesit, në të kundërt sipas tij do të shkaktohej zvarritje e procesit që ka nisur 13 vite më parë.

Tetori pritet të jetë muaji definitiv për vendimin përfundimtar nga Gjykata e Leces ndërsa seanca e radhës është parashikuar për datën 28 shtator.
Ndërkaq familjarët e viktimave kanë edhe një tjetër seancë gjyqësore kundër ish avokates së tyre Natasha Shehu, të cilën e akuzojnë për abuzime me dëmshpërblimet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›