E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konferencë për integrimin e emigrantëve

TIRANE- Caritasi italian dhe ai shqiptar kanë organizuar sot në Tiranë konferencën “Migrimi sot integrim, rikthim dhe zhvillim” në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë në kuadër të eventit “Dy popuj një det një miqësi”. Të promovosh integrimin do të thotë të vlerësosh kapitalin migrator duke njohur emigrantin si pasuri jo vetëm për komunitetin e origjinës por dhe atë të mbërritjes”- theksuan pjesëmarrësit në konferencë.

Emigrantët shqiptarë- janë shndërruar thanë oratorët në burim zhvillimi ekonomik jo vetëm për vendin e tyre por dhe vendet ku ata kanë emigruar. Një pjesë e konferencës u fokusua në temën e rikthimit mbi bazën e të cilit mbështetet edhe ky projekt i titulluar “shtegëtarët për zhvillim” i cili stimulon kthimin vullnetar të emigrantëve.

Si zona pilot janë marrë Shkodra dhe Lezha ku pas investimeve të kryera në to emigrantëve do tu krijohet mundësia e rikthimit dhe angazhimit në tregun e punës këtu.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›