Tirane, personat me maska grabisin filialin e bankes
TIRANE- Një agjenci bankare në autostradën Tiranë- Durrës, është grabitur sot paradite nga dy persona me maskë dhe të armatosur. Gazetari i NEWS24, Gerti Xhaja informon se grabitja e filialit të bankës (emri i të cilit ende nuk dihet) 2 km nga mbikalimi i Kamzës ka ndodhur brenda 90 sekondash.
Sipas policisë dy personat jo vetëm që kanë grabitur paratë që ndodheshin në gjendje në kasën e bankës por dhe paratë që klientët, që janë ndodhur aty në momentin e grabitjes, kanë pasur e vete. Më pas grabitësit janë larguar me shpejtësi me një makinë. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur mbledhjen e provave si dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve të kësaj grabitjeje. Nuk dihet ende se sa është shuma që është grabitur në këtë filial banke.
(s.g/BalkanWeb)