Crespo:Largimi nga Interi i paevitueshëm
Sulmuesi argjentinas Hernan Crespo thotë se largimi i tij nga Interi në fund të sezonit është "i paevitueshëm". "Është e paevitueshme. Kontrata ime skadon në qershor, unë dua të luaj, ende ndjehem i rëndësishëm, mendoj për Kupën Botërore 2010", ka thënë Crespo. "Kam biseduar me Maradonën (trajneri i Argjentinës), ai më përkrah. Por që të aplikoj për një vend në kombëtare, duhet të luaj vazhdimisht dhe të shënoj gola. Ai më ka thënë se nëse e bëj, do të më zgjedhë mua", ka shtuar argjentinasi. Crespo shënoi golin e barazimit për Interin në derbin e fundjavës ndaj Romës duke u dhënë zikaltërve një pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.Është folur shumë për një largim të Hernan Crespos nga ekipi i Murinjos gjatë merkatos së janarit por në fund argjentinasi vendosi të qëndronte në Milano.Edhe pse Crespo qëndroi ai nuk po gjen shumë hapësirë te zikaltërit pasi titullar për momentin janë Ibrahimovic dhe braziliani Adriano.Crespo në karrierën e tij të pasur është aktivizuar edhe me Parmën ,Lazion dhe Milanin në Itali dhe Chelsean në Angli.Edhe pse në një moshë të madhe Hernan Crespo beson ende te një vend në Kombëtaren argjentinase të drejtuar nga Maradona.