Kule fajëson firmën ndërtuese për shembjen në shërbimin e Infektivit
Drejtoria e spitalit "Nënë Tereza" fajëson firmën ndërtuese për incidentin e paradites në shërbimin e infektivit. Sipas drejtoreshës, Gjeorgjina Kule, vetëm një ditë më parë i është kërkuar firmës të ndërpresë punimet, pasi më parë ajo duhet të nënshkruante një kontratë, nëpërmjet së cilës drejtoria e spitalit duhet të supervizonte punimet. Drejtoresha e spitalit "Nënë Tereza" ka raportuar pë gjendjen shëndetësore të dy pacienteve të lënduar nga rënia e suvasë, të cilat famirësisht nuk kanë dëmtime serioze. Sipas Kules, ato janë Nafie Kryemadhi dhe Xhevrie Xhafa.Prej afro dy javësh në shërbimin e Infektivit, ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me MBUMK kanë nisur një projekt për rikonstruksionin e reanimacionit të këtij spitali, në kuadër të projektit të financuar nga Banka Botërore për parandalimin e pandemisë së gripit të shpendëve.