Cristiano Ronaldo rekord, 700 gola me klubet!

Dhe tani quhet edhe CR700. Cristiano Ronaldo hyn edhe një herë në historinë e futbollit, duke shënuar golin e parë të sezonit në Premier League kundër Evertonit dhe mbi të gjitha golin e 700-të me klubet (ka veshur fanellat e Sporting Lisbonë, United, Real Madrid dhe Juventus).
Kampioni portugez e nisi nga pankina, siç ndodh shpesh me trajnerin e ri, Ten Hag, por në të 29-ën hyri në fushë në vend të Martial dhe pas një çerek ore firmosi avantazhin. Asistim i Casemiro, me të cilin ai ndau edhe vitet tek Real Madrid, dhe diagonale në golin e fitores.
Përsa i përket sfidës, United arriti një fitore 2-1 në fushën e Everton. Vendasit arritën që të zhbllokojnë sfidën që në minutën e 5-të me anë të Iwobi, por Djajtë arritën të vendosin barazpeshën pas 10 minutash me anë të Antony. Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 44-ët.