E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crowe, shprehi duhanin dhe kompjuterin!

Aktori Russel Crowe ka shpalosur dy shprehitë më të këqija të tij – duhanin dhe kalimin e shumicës së kohës së lirë të tij para kompjuterit!

Aktori – i cili do të luaj rolin e Robin Hood në filmin që është duke u xhiruar dhe ka të njëjtin emër – thotë se është duke u përpjekur që t’i lë këto dy shprehi të këqija të tij, edhe pse i pëlqejnë ato.

“Cigaret, janë shprehi e keqe”, ka thënë ai për “Reuters” kur është pyetur për shprehitë e tija.

“Në të vërtetë nuk po përpiqem. Ajo çfarë jam duke bërë është që të jem sa më afër lënies së kësaj shprehie. Ndërkaq kur jam në Australi kaloj shumicën e kohës para kompjuterit por biznesi i im është se më duhet të udhëtoj në të gjithë botën, kështu që gjithmonë përpiqem që t’i përgjigjem në çdo kohë e-mail’ve që më vinë”.

Por, mos prisni se do ta takoni Crowe – i cili ka dy djem me aktoren dhe gruan e tij Danielle Spencer – në Twitter apo Facebook.

“Nuk i përdori”, tha ai, “por ka shumë njerëz të cilët me imitojnë mua në Facebook dhe Twitter”.

“Ndoshta do të ishte interesant për njerëzit që kanë dëshirë të shohin xhirimet nëse do të përdorej Twitter dhe Facebook”, tha ai.

Russell kohëve të fundit ka insistuar se është shumë i lumtur më fëmijët e tij të cilët kanë zgjedhur që të trashëgojnë profesionin e babit.

“Nëse ata kanë në gjakun e tyre këtë dhe dëshirojnë që të aktrojnë atëherë kjo është gjë e mirë”, ka thënë ai më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›