Cruise në filmin “The Hardy Man”

Tom Cruise ka kërcyer nga një ndërtesë shumë e madhe për të xhiruar një skenë për filmin e tij të fundit.
Aktori (47) ishte duke xhiruar në Los Angeles për filmin e tij më të ri, përderisa kërcimi i tij ka qenë i siguruar me disa litar. Në skenë mund të shohim disa lëvizje të tij duke bërë një hap fluturues dhe duke u kapur për një shtyllë.
Filmi në të cilin ai është duke luajtur quhet “The Hardy Man”, një film ky që më parë ka qenë film për fëmijë, mirëpo tani është duke u xhiruar edhe në version për të rritur.
Tom, gjithashtu do të luaj në një film së bashku me yllin Ben Stiller, i cili do të jepet premier në vitin 2012.