E Diel, 1 Nëntor 2026

Klitschko kundër Chambers

Wladimir Klitschko do të mbrojë titujt e tij në kategorinë e rëndë kundër sfiduesit amerikan, Eddie Chambers në mars.

Menaxhmenti i Klitschkos ka bërë të ditur të hënën se meçi do të zhvillohet më 20 mars në Esprit Arena në Duesseldorf. Klitschko mban titujt në versionet IBF, WBO dhe IBO.

Ukrainasi ka thënë se mezi pres të luftoj në “stadiumin gjigant” me kapacitet prej 51.000 tifozëve. Ai ka shtuar se 27-vjeçari Chambers është aktualisht boksieri më i mirë amerikan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›