Ndoci, bën vetëm erotikë praktike

Ndoci, një ndër legjendat e muzikës sonë të lehtë shqiptare. Rubrika “Një shtrat më...” ka qenë më tepër një argëtim se një punë. Jo vetëm, sepse rubrika ta ofrojë këtë mundësi....
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Nuk jam gjumash, do të mund ta cilësoja se fle 25% të ditës, çka do të thotë vetëm 6 orë.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Kur isha i ri shpenzoja shumë kohë shtrirë, por lexoj më shumë ndenjur.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
As me pizhama, por as lakuriq ama. Le të themi me gjysmë të brendshme, që janë disi të pranueshme edhe për shtratndarësen.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Për mua, shtrati është një domosdoshmëri negative e jetës sonë. Na merr gjysmën e jetës. I trembemi aq shumë vdekjes dhe nuk i trembemi çdo natë asaj pjese amorfe që kalojmë në gjumë.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Preferoj të fle djathtas e përmbys, se edhe në gjumë nuk dua ta përdor të majtën, edhe pse nuk jam sallaks, (e them shkodrançe këtë).
Po kur je me të dashurën?
Si ta kërkojë puna.
Ju qëllon që kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Asnjëherë s’më ka takuar që në shtrat të bëj biseda erotike, bëj vetëm praktikë erotike në të.
Çfarë urreni më shumë në shtrat kur jeni me dikë tjetër?
Kur jam me dikë tjetër në shtrat, urrej më shumë momentin kur më duhet të ngrihem se ka ardhur koha. Ose më e tmerrshme akoma është kur tjetra, gabimisht të thotë A....x në vend të emrit tënd. E ka nga adrenalina që e ngatërron të dashurin nr. 3 me të dashuri nr.9. Fatmirësisht, gjatë tërë jetës jam ngritur i pari, d.m.th. para shtratndarëses.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Nuk më ka ndodhur të fle me dikë të seksit tjetër, por edhe nëse ndodh, ju siguroj... gabimisht nëse prek, nuk dua as të më kërkojë falje, pasi nëse e përsërit nuk e fal më as Zoti. Pastaj...në shtrat me një person të të njëjtit seks duhet të flesh me xhinse. Janë pizhama mjaft të sigurta. Më të sigurta se një prezervativ madje.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Sapo hap sytë në mëngjes, falënderoj Zotin që më fali edhe një ditë me shpirt e me trup dhe pasi sigurohem që partnerja është e ngrohtë, lehtë rrëshqas nga shtrati dhe i drejtohem rutinës së ditës së re. Në mëngjes, kryesisht kam edhe një ndjesi. Kam ndjesinë se nuk do të kem nevojë për viagra edhe 30 vitet e ardhshme.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Më lejoni të tregoj një ngjarje të ndodhur në vitin 1982, një natë vere, në qytetin e Lushnjës. Hyj në një hotel dhe i kërkoj recepsionistit që të më japë një dhomë teke. Ai më thotë se janë të zëna. Atëherë i them: A mund të zë një dhomë me dy krevate? I paguaj të dy. Dhe marr kështu valixhet dhe ngjitem lart. Sapo lë valixhet, dal. Nga mesi i natës kthehem për në hotel. Marr të fus çelësin në derë dhe ç’të shoh????!!! Në njërin prej shtretërit që kisha paguar, ndër të tjera flinte për shtatë palë qejfe dikush i mbuluar me çarçaf dhe gërhiste. I shqetësuar dola nga dera dhe pashë numrin e dhomës, s’isha gabim. Ishte dhoma ime. U ula poshtë në recepsion të ankohem. E ai i qetë më thotë: “Ishte shkruar gabim këtu. Ishte shkruar dy shtretër me të njëjtin emër, Frederik Ndoci”.
Po pra, - i thashë, sepse i pagova të dy. “Pse more? – ma kthen ai. Ku kujton se je këtu, ë? Të lë klientët jashtë unë që të zësh një shtrat bosh? Apo s’është edhe personalitet i lartë”. Iu binda fatit tim. Hyra në dhomë e ai vazhdonte të gërhiste. Kjo eksperiencë më mësoi se shpesh ka gjëra që nuk na pëlqejnë kur flemë jashtë...por duhet t’u bindemi kushteve. Nuk varet gjithnjë nga ne. Tani format e jetesës kanë ndryshuar dhe në hotel, si dhe nën urë, është zgjedhje e jotja.
Marrë nga Bluetooth