E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff: Guardiola nuk do ta lë Barcelonën

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff beson se trajneri Pep Guardiola nuk do ta lë klubin ën fund të sezonit.

Trajneri i suksesshëm spanjoll ka kontratë me Blaugrana deri në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sidoqoftë, legjenda e futbollit holandez pret që Pep t’i zbulojë planet për sezonin e ardhshëm në një të ardhme të afërt.

“Guardiola ka luajtur për Barcelonën dhe tash është trajner. Ai është një njeri i vërtetë i klubit dhe nuk do të largohet. Ai nuk do të presë dy muaj, para se ta tregojë vendimin e tij. Nëse nuk ka ndonjë dyshim për të ardhmen, ai tashmë veç do të duhej ta merrte vendimin”, deklaroi Cruyff për EFE.

Guardiola e kishte zëvendësuar Frank Rijkaardin si trajner në Camp Nou në vitin 2008, ndërsa deri tash ka fituar 13 trofe, duke përfshirë këtu dy Liga të Kampionëve, tri La Liga dhe dy Kupa të Botës për klube.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›