Porto ankohet për racizëm

Porto pritet ta paraqesë një ankesë në UEFA kundër tifozëve të Manchester Cityt.
Sipas drejtuesve të klubit portugez, tifozët anglezë e kanë fyer dhe ofenduar sulmuesin e tyre, brazilianin Hulk, gjatë ndeshjes së kthimit të së gjashtëmbëdhjetës së finales së Europa League, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma. Porto e ka dërguar denoncimin të enjten në UEFA, ku e ka përshkruar sjelljen raciste të tifozëve të Cityt sa herë që Hulk ishte në kontakt me topin.
Kjo ankesë e Portos vjen vetëm një javë pasi Manchester City u ankua në UEFA për thirrjet raciste ndaj Mario Balotellit e Yaya Toures pikërisht ndaj Portos në takimin e parë.