E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Mourinhos, më i mirë se Galacticos

Trajneri i Sevillës, Michel, mendon se Real Madridi i sotëm është ekip më i fortë se ‘Galacticos’, ekipi i yjeve madrilenë, të cilin e udhëhiqte Vicente del Bosque.

Selektori aktual i Spanjës kishte nën urdhrat e tij lojtarë si: Raul, Zinedine Zidane, Figo e Ronaldo, në periudhën 1999-2003, por Michel mendon se Reali i sotëm është më i fortë.

“Në letër ekipi aktual është më spektakolar, por Ronaldo, Figo, Hierro, Roberto Carlos e Raul janë lojtarë të historisë së Realit dhe të botës së futbollit. Të sotmit duhet të fitojnë tituj, siç fitonin ata La Ligan e Ligën e Kampionëve”, tha 48 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›