E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Sot afati i fundit i regjistrimit në Unisversite

TIRANË- Për të gjithë studentët, të cilët janë shpallur fitues në provimet e maturës shtetërore, sot është afati i fundit për tu regjistruar në Universitet.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton se të gjitha sekretaritë mësimore pranë të gjitha fakulteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik, do të jenë të hapura deri në orën 18.00 të pasdites së sotme.

Ministria e Arsimit bën me dije se kandidatët të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda këtij afati, humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta në programin në të cilën janë shpallur fitues në fazën paraprake si dhe të drejtën për tu zhvendosur në një nga preferencat më të larta për programe studimi të kërkuara me formularin A2.

Ndërsa raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar. Aplikimi për raundin e dytë do të bëhet me anë të Formularin A3. Në këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë një fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga Ministria e Arsimit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›