Tepelenë, 62-vjecari grek vetëflijohet në dy vjetorin e vdekjes së gruas
MEMALIAJ- I jep fund jetës në dy vjetorin e vdekjes së bashkëshortes. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Memaliajt.
Shtetasi grek Ilia Kondajanis 62-vjec është vetësakrifikuar në banesën e tij në lagjen nr 1 të këtij qyteti, duke tronditur banorët e kësaj zone.
Grupi hetimor, i cili mbërriti menjëherë në banesën e shtetasit grek, ka gjetur në ballkon trupin e pajetë të 62-vjecarit.
Viktima ishte lidhur me një litar në një nga panelet metalike që mbante dushin dhe është vetëvarur, ndërkohë mësohet se për të përshpejtuar vdekjen ai ka qëlluar veten në zemër me një plumb pistolete.
Kondajanis ka zgjedhur pikërisht 2 vjetorin e vdekjes së bashkëshortes së tij, për ti dhënë fund jetës, një akt që dukej se ishte i planifikuar prej kohësh.
Mësohet se viktima prej rreth një viti vuante nga gjendja e depresionit. Policia ka gjetur në vendngjarje edhe një pllake përkujtimore me të dhënat e tij, ku specifikohej edhe dita e vdekjes, e cila rezultoi të ishte dita e sotme që përkon me përvjetorin e dytë të vdekjes së gruas së tij.
(e.m/BalkanWeb)