E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, prishën rrjetin e ujësjellësit, 4 të arrestuar

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët dyshohen se kanë dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Elvat dhe Jorgo Alla, Kujtim Elezi dhe Albert Moçka të cilët dyshohen se kanë vjedhur tubat e ujësjellësit.
 

Sipas policisë 4 të arrestuarit kanë vjedhur 40 copë tuba në Zallbastar duke shkaktuar edhe probleme me ujin e pijshëm në këtë zonë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 4 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetimet të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›