E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cudia blu, ne dy ndeshje peson 7 gola

Te pesosh 7 gola ne dy ndeshje nuk do te ishte edhe aq cudi, nese blute s'do te ishin mbrojtja me e mire e kampionatit kombetar. Ne 28 jave te luajtura, Dinamo ka pesuar vetem 11 gola, duke qene keshtu mbrojtja me perfekt e sezonit. Por, per cudi, verejme se mjaftojne dy takime qe koracata blu te shnderrohet ne shoshe. Kater gola te pesuar ne "Loro Borici" dhe tre ne "Tofik Jashari" nuk e nderojne aspak Dinamon. Pa le te shtojme edhe faktin se ne dy ndeshje blute nuk kane arritur te shenojne asnje gol, pervecse dy autogolave ne takimin e djeshem ne Shijak. Shumekush mund te justifikohet me prezencen e lojtareve te rinj ne formacion, por e verteta mund te jete krejt tjeter, nese per nje cast mendojme akuzat e famshme per "marreveshje" mes dy klubeve, Dinamos dhe Vllaznise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›