Shqiptaro-amerikani, ekspozite ne Durres
Piktori shqiptaro-amerikan, Zoi Shyti, ishte protagonisti i ekspozites qe u hap mbremjen e se martes ne galerine e arteve "Jozef" te qytetit te Durresit. Dhjetera artedashes durrsake moren pjese ne perurimin e ekspozites se piktorit 70-vjecar, i cili ne vitet '50-te te shekullit te shkuar, ka marre bazat e mesimit te piktures ne liceun artistik "Jordan Misja", ne Tirane. Ne ekspoziten e hapur ne Durres, Shyti ka paraqitur 87 punime, te cilat jane punuar ne kater dekadat e fundit. Peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe kompozimet, sjellin ne vemendjen e shikuesve pershtypjet e autorit gjate udhetimeve te tija ne SHBA dhe ne Europe. Ato jane punuar ne teknika te ndryshme dhe ne permasa te vogla dhe mesatare, duke mundesuar edhe vezhgimin e rruges krijuese te autorit, i cili ka ekspozuar per here te pare ne vitin 1954 ne qytetin e tij te lindjes, Lushnje.