E Shtunë, 31 Tetor 2026

ADA humb ndeshjen 2-0 ne tavoline me Bylisin

Komisioni i Disiplines i dha Bylisit fitoren 2-0 ne tavoline ndaj skuadres velipojake ADA. Takimi i vlefshem per javen e 29-te te Kategorise se Pare nuk u zhvillua diten e shtune, per shkak se ADA (organizatore e ndeshjes) nuk u paraqit ne kompleksin e "Kamzes" ne Tirane, pasi e priste Bylisin kryesues ne kompleksin "Zmijani" ne Shkoder, edhe pse drejtuesit e klubit velipojak ishin lajmeruar nje dite me pare. Vendimi i Disiplinorit mbeshtetet ne nenin 24/42 te Kodit te Drejtesise Sportive. Keshtu renditja e re e sheh Bylisin me 67 pike, shtate me shume se dy ndjekeset e tij me te aferta, Apolonia e Lushnja, te dyja me nga 60 pike. ADA mbetet ne vendin e gjashte me 49 pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›