E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Vllaznia, hegjemoni bardheblu

Dihej perpara dy javesh, por dje u vulos perfundimisht. Finalja e madhe e 7 majit do te jete Tirana-Vllaznia, nje cift qe i ka perplasur "briret" ne majen e Kupes se Shqiperise edhe ne tre raste te tjera dhe ne te tria ka qeshur Tirana. Gjithcka ka ndodhur ne njezet vitet e fundit, ku ky cift eshte ndeshur rregullisht ne vitet 1985-1986, 1998-1999 dhe 2005-2006. Ndeshja e pare eshte zhvilluar ne vitin 1985-1986, kur 17 Nentori (Tirana e atehershme) ka mposhtur Vllaznine ne takimin final me rezultatin bindes 3-1. Do te kalonin 13 vjet qe ky cift te ringjitej ne skenen e madhe te Kupes se Shqiperise. Kjo eshte edhe ndeshja me e forte mes tre finaleve te luajtura. Koha e rregull dhe shtesat kane perfunduar me rezultatin e bardhe 0-0. Ne fund, pas gjuajtjeve te penalltive, bardheblute jane treguar me te sakte duke fituar 3-0. Finalja e fundit mes ketyre dy ekipeve daton ne 10 majin e vitit 2005, kur per here te trete bardheblute kane triumfuar ndaj kuqebluve. Kesaj here perfundon vetem nje gol diference te shenuar nga Klodian Duro ne minuten e 65-te. Tirana e ka ngritur lart 12 here Kupen e Shqiperise, ndersa Vllaznia 4 here. 7 maji i ardhshem do te vere perballe per here te katert kete cift interesant, por ndryshe nga finalet e meparshme, kesaj here eshte e veshtire te vesh gishtin mbi nje favorit ne leter. Te dyja skuadrat duan te shpetojne sezonin dhe per ta bere kete duhet te fitojne Kupen e Shqiperise.

Je.Se


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›