E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Piter Pan per Elida Cangonjin

Eumlshte ulur ne nje nga qoshet e restorant Artisti. Gjithmone e kam pare te zgjedhe njeren prej tyre dhe te porosise dreken ose nje kafe. Me pelqejne qoshet. Ndihem larg vemendjes se te tjereve dhe sikur gjej strehen time - me thote me tu ulur ne tryezen e cila eshte e shtruar gati per nje dreke te shijshme. Elida Cangonji eshte e njohur per rolin e saj ne filmin Rruge te bardha dhe ajo fjalia Alo alo Dede a me degjon e ka perndjekur per nje kohe shume te gjate. Por ajo qe e njohin te gjithe eshte per cudine time dhe tuajen ajo me e pakta qe mund te perfaqesoje kjo grua mbi te 50 - tat. Eumlshte psikiatre dhe ishte studente ne mjekesi kur e zgjodhen per ate rol. ata pelqyen portretin tim por jo vetem kaq. Ne audicion luajta si e ndjeva pa u sforcuar dhe regjizori nuk u mendua dy here. Jeta e kesaj gruaja eshte nje film akoma me i bukur dhe prekes. Nje divorc ne diktature. Vetmia e viteve kur femijet u larguan per te studiuar ne itali marredhenia e pazakonte me prinderit e saj si dhe takimi i parandjere me piktorin danez Piterin i cili sot eshte bashkeshorti jane nje nder legjendat personale me interesante qe une kam degjuar.

Ka veshur nje bluze te kuqe dhe ne dore leviz nje zemer te vogel te kuqe flake. Me ngjan me nje hajmali te cilen e ka si antistres. Me zgjuarsi e kupton kureshtjen time dhe qesh e me tregon Kete zemren e kam dhurate nga im shoq Piteri. Eumlshte ne France tani dhe nuk mundem te takoheshim. Por ai gjithmone me ben surpriza. Piteri ka shume fantazi. Diten e Shen Valentinit me nisi nje zarf . E hapa po cte shihja Ishte kjo zemra e vogel. Qesha por edhe u preka. Piteri di si te me mbaje ngrohte edhe kur jemi larg. Eumlshte artist dhe artistet jane te komplikuar por te dy ne keta 15 vjet kemi ndertuar natyralisht nje lidhje te forte dhe me lirine e nevojshme personale. Ne 50 vjetorin e saj ka perjetuar nje tjeter fantazi te Piterit. Dhurata per ditelindje ishte futur ne nje kuti televizori dhe ajo pandehu se kete here Piteri kish gabuar duke i blere nje televizor. Kur e hapi gjeti jo nje por 50 dhurata. Per dy muaj rresht Piteri kish kerkuar ne cdo dyqan nga nje gje te vecante per Eliden e tij. 50 dhurata per 50 vitet e nje gruaje te cilen e takoj ne nje darke pune ne 1995 ne Tirane.

E dija qe do te vinte nje piktor dhe dicka me ngacmonte. Sdi pse e prita me ankth ate darke. Ndoshta ishin valet e universit qe me peshperiten ne vesh dicka te bukur. Kur u takuam ishte dashuri me shikim te pare. Madje puthjen ja dedikojne nje lope qe u perplas nga ana e perparme e makines se Elides ku per fat shpetuan nga nje aksident i mundshem por fshireset e xhamave jo. Sikunder binte shi me gjyma ata u detyruan te prisnin sa shiu te pushonte. Qendruam disa minuta ne heshtje dhe me pas kembyen nje puthje. Piteri kish ardhur vetem per nje jave por ne Danimarke u kthye pas 3 vjetesh. Kur e pyesnin miqte ju thoshteEnde ska mbaruar java Eumlshte e kujdesshme ne emocione ndoshta meqe eshte shenja e akrepit ose sepse profesioni i psikiatres i ka gdhendur forcen e vetepermbajtjes dhe nje ekuiliber emocional. A e jetojne njesoj depresionin meshkujt dhe femrat. Duket sikur meshkujt jane me te forte

Meshkujt rriten me idene se kane nje gje me shume se femrat dhe me friken se mund tjua presin. Femrat pandehin se kane nje gje me pak dhe jane gjithmone ne kerkim per te arritur ate qe ju mungon. Meshkujt jane ne mbrojtje gjate gjithe jetes se tyre ndersa femrat kerkojne me guxim ate qe ju ndalohet. Te dy kane te njejten frike e dhembje vec kendveshtrimi i ndan. Nese flasim per gabimin ai eshte privilegj kur e ben nje mashkull dhe cen kur ate e ben nje femer. Kjo eshte pak shqiptare por paragjykimet skane nenshtetesi. Jane kudo vecse ketu ndihen me shume sepse ka nje mungese te dores se shtetit.

Ajo ka marre nje cmim nga qeveria franceze per te drejtat e njeriut nje cmim qe i shkonte ne fakt qendres per zhvillimin e femijeve qe ajo drejtoi per shume vite derisa nje dore e madhe i ndryshoi busullen.

Me le shijen e nje gruaje qe ka pak zhgenjim me Shqiperine. Shume gjera kane ecur mbrapsht por une kam ndaluar se ankuari. Njerezit kane pritur shpesh qe une do te trishtohem do te behem e brishte dhe do ti dorezohem fatit. Nuk e kam bere kurre edhe kur me eshte dashur si psikiatre te shkoj edhe une te psikiatri. Nje psikiater i mire duhet te sqaroje mire problemet me veten dhe me pas te vazhdoje punen e tij. Dikur kam trajtuar nje vajze te vogel. Ishte balerine e shkelqyer e bukur dhe e zgjuar por belbezonte. Problemi ne fakt nuk ishte i vogelushes por i nenes se saj. Ishte perfeksioniste dhe kjo e mundonte. Terapia shkoi suksesshem dhe sot nena e saj me falenderon. Deshira per perfeksion i mundon te gjithe njerezit ne jete. Vetem kur heqim dore nga ai jemi me te lire e te rrjedhshem ne te gjitha senset.

Porositim dreken tone. Nje rizoto me fuagra dhe luleshtrydhe si dhe nje fileto pule me perime. Psikiatres tone i pelqejne shume brumerat dhe ushqimi me kalori. Kjo eshte arsyeja e rritjes ne peshe vitet e fundit por kjo nuk e shqeteson aspak. Lidhja me Piterin nuk ka krijuar nje grua te re tek ajo thjesht ka ndezur gruan qe gjithmone ka qene brenda saj. Ate gruan qe e kemi te gjitha nga pak por qe duhet nje princ per ta shfaqur para te gjitheve me difektet dhe magjite e saj. Elida dhe Piteri kane zgjedhur nje fshat ne jug te Frances. Ai quhet Marsan dhe eshte ne nje nga zonat ku prodhohet levandoja lulja blu qe perdoret si esence e cdo parfumi. Shtepia ne fshat eshte nje strehe shpirterore dhe malli per femjet dhe niperit e mbesat qe jetojne ne Regio Calabria eshte e vetmja mungese.

Elida ka nje marredhenie te vecante me prinderit e saj. Kur e pyes per moshen e nenes e ngaterron me te veten. Ndoshta ben keshtu sepse sic thote ajo ka qene me shume prind i prinderve te saj.

Prinderit e mi me kane lindur kur ishin adoleshente dhe kur une u rrita ata kishin nevoje te jetonin jeten e tyre. Nuk me pane kurre si nje femije. Francezet kane nje shprehje te bukur. Kemi dy femijeri per fat te dyten e kemi ne dore ta zgjedhim ta jetojme kur te duam. Mendoj qe ka ardhur koha ta jetoj ate. Eumlshte bukur te behesh femije sidomos per njerez qe ju eshte dashur te jetojne si te medhenj gjithmone. Piteri me ndihmon shume ne kete rruge vec kam frike se ai eshte pak me femije se une. Ndoshta do te me duhet te mos e teproj.

Dreka me Eliden ishte nder me te gjatat ne kohe. Plot 4 ore te cilat me bejne te kuptoj pse Piterit piktorit ka 17 vjet qe nuk i mbaron java. Sekret gruaje

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›