E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami ne Japoni rritet numri i viktimave

Të paktën 2000 mijë persona kanë gjetur vdekjen dhe mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Bilanci i frikshëm i tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë, rritet nga ora në orë. Policia tha se vetëm në prefekturën e Miagit bilanci mund të kalojë 10 mijë viktima. Trupa të pajetë gjenden nga skuadrat e shpëtimit pas cdo operacioni. Në shkallë vendi, mbi 300 mijë njerëz janë evakuuar.

Qeveria japoneze ka dyshuar numrin e ushtarëve që janë shpërndarë në zonat e rrafshuara nga tërmeti dhe cunami is ë premtes. Mbi 100 mijë trupa ushatarke janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa disa dhjetëra anije dhe avionë po përpiqen të shpëtojnë kë të mundin në zonat më të prekura në verlilindje të vendit. Ekipe ndërkombëtare janë gjithashtu, duke ndihmuar.

Ka kaq shumë njerëz që ndodhen të izoluar dhe kanë nevojë për ndihmë. Realiteti është me të vërtetë i errët”, ka deklaruar ministry i brendshëm japonez, Toshimi Kitazawa. Imazhet e fundit nga zona shfaqin qindra milje të bregdetit të rrënuara dhe disa qytete dhe fshatra nuk kanë më gjurmë të ekzistencës së tyre të dikurshme. Më shumë se në dy milion shtëpi në verilindje mungon energjia elektrike dhe të paktën 1 milion shtëpi nuk kanë ujë të pijshëm.

Korrespondentët thonë se po mbarojne edhe rezervat ushqimore dhe ato të naftës. Në ndihmë të Qeverisë për përballimin e kësaj krize humanitare, ndodhen tre anije luftarake amerikane, ekipe shpëtimi britanike, gjermane, zvicerane dhe franceze. Ndihma vijnë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Edhe Kina, duke lënë mënjane konfliktet kufitare me Japoninë, ka nisur ekipet e veta të shpëtimit. Edhe Zelanda e re që vetëm një muaj më parë përjetoi tmerrin e tërmetit, ka nisur skuadra shpëtimi. Ky i Japonisë llogaritet të ketë qenë 8 mijë herë më i fortë se tërmeti që shkatërroi Kraistcërc në Zelandën e re.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›