E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Anglise Mancheseter United ne gjysmefinale

Manchester United ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë, pasi ka mundur pastër 2-0 Arsenalin. Tjetër dështim për skuadrën e Arsen Venger, që ka pësuar eliminimin e dytë në 5 ditë, duke llogaritur largimin nga Liga e Kampioneve pas humbjes me Barcelonën.

Feston formacioni i Aleks Ferguson që është kthyer te fitorja, pas humbjes së fundit në Premier Ligë. Manchester United do të gjente golin e avantazhit në minutën e 28-të të pjesës së parë. Fabio Da Silva do të gjuante saktë, duke e dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga Almunia. Ky gol do të vuloste 45 minutat e para me epërsinë e “Djajve të Kuq”, të do të kthehshin furishëm në fushën e lojës.

Wayne Rooney do të dyfishonte shumë shpejt rezultatin për Manchester United dhe në të njëjtën kohë do t’i jepte një sinjal të rendësishëm trajnerit të Olimpikut të Marsejës, Didier Deshamps, i cili ndodhej në stadium për të ndjekur nga afër rivalët me të cilët skuadra e tij do të përballet këtë të mërkurë në Ligën e Kampioneve. Megjithë përpjekjet e Arsenalit për të reaguar, Manchester United do të ruante avantazhin e dy golave, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet Kupës së Anglisë. Një arritje e rëndësishme për skuadrën  e Aleks Ferguson, i cili kërkon të përsërisë suksesin e vitit 1999, kur fitoi Kupën e Anglisë, titullin në Premier dhe Ligën e Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›