E Diel, 1 Nëntor 2026

Cunami qeveritar. Naoto Kan i mbijeton mocionit te mosbesimit

Pasojat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit ndjehen ende edhe në politikën japoneze. Mes polemikave dhe debateve kryeministri Naoto Kan i mbijeton mocionit të mosbesimit të opozitës duke paralajmëruar dorëheqjen. “Kur kriza të vihet nën kontroll do të largohem nga posti” premtoi Kan para anëtarëve të partisë së tij.

E në fakt kritikat ndaj kryeministrit nuk i kanë kursyer dhe anëtarët më në zë të partisë në pushtet. Kan u shpreh se në këtë moment e ndjen përgjegjësinë për rindërtimin e vendit sepse pasojat e termetit ende janë tepër të mëdha.

Për kryeministrin e Japonisë sot në parlament u mbajt një mocion votëbesimi, por opozita nuk siguroi votat e mjaftueshme për shkarkimin e kryeministrit nga posti i tij. Në favor votuan 152  kundër 293. Analistët thonë se Kan fitoi disa muaj të tjerë kohë, por në skenën politike tashmë ai mbetet edhe më i dobësuar edhe për shkak të rebelimit brenda partisë së tij. Ai u ngjit në pushtet qershorin e kaluar dhe në fakt është i pesti kryeministër në 5 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›