E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unik ne Tirane ekspozite e 16 piktoreve polake

Arti bashkëkohor nuk ka kufij dhe dallime kombësie. Këtë ide përcjell edhe ekspozita e 16 artistëve polakë të cilët kanë sjellë në Tiranë krijimet e tyre origjinale. Kuratori i ekspozitës, petagogu Fatmir Miziri rrëfen se punët që ballfaqohen me publikun shqiptar përshkruajnë dukuri në dukje të thjeshta, por në një art të globalizuar.

“Arti bashkëkohor ka të përbashkëtat e veta falë informacionit, madje është i pushtuar nga globalizmi. Dallimet janë të pakta. Identiteti i bën origjinalë. Një autor shqiptar vështirë se dallon në një aktivitet ndërkombëtar. Vetë qënia shqiptar, e bën të ndihet i veçantë, ashtu sikurse ndihen edhe polakët”-thotë Miziri.

Mes pjesëmarësve të ekspozitës ka artistë të rinj, por disa janë emra të konfirmuar të artit bashkohor polak siç është Vaçtav Kuzma. Ekpozita UNIK vjen si një bashkëpunim mes artistëve polakë e shqiptarë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›