Cungu: Modestia e bën të fortë Kukësin
Nga mrekullia në mrekulli. Këtë kërkon të bëjë trajneri i Kukësit, Armando Cungu, me ekipin e tij. Pasi ka kaluar dy ture në Ligën e Europës, duke eliminuar Flora Talinin e Estonisë dhe Sarajevon e Bosnjës, sot Kukësi do të luajë ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës, takim që do të luhet në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, në orën 19:30. Përballë do të jetë një skuadër shumë herë më e fortë se në dy turet e para, pikërisht Metalurg Donjeck i Ukrainës, që kërkon jo vetëm të kalojë Kukësin, por edhe një tur më pas dhe të futet në grupet e Ligës së Europës.
TRAJNERI
Pavarësisht vështirësisë së këtij turi, ai që u jep zemër dhe beson se Kukësi mund të kalojë edhe këtë kundërshtar, është trajneri Armando Cungu, i cili për "Gazeta shqiptare" thotë: "E vërtetë është se ne jemi modestë, të tillë kemi qenë që në turin e parë dhe jo më tani në turin e tretë. Por ndoshta kjo modesti na bën më të fortë, pasi për asnjë moment nuk kemi qenë euforikë, edhe kur kemi fituar apo shënuar. Duke qëndruar me këtë modesti në fushë, por njëkohësisht duke luajtur me zemër dhe shpirt, kemi ecur deri këtu. Por nuk do të ndalemi, do të tentojmë më të mirën. Nesër (sot) besoj se do të marrim një tjetër rezultat pozitiv, pastaj do të tentojmë mrekullinë në Ukrainë. Kam besim dhe këtë ua kam përcjellë edhe futbollistëve, nga të cilët kam marrë të njëjtën gjë."
KUNDERSHTARI
Kukësi nuk ka humbur asnjë takim në 4 ndeshjet e Ligës së Europës deri tani, duke marrë 3 barazime dhe një fitore. Nuk ka pësuar gol në dy ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, shifra shumë pozitive kur kemi parasysh që luante për herë të parë në Europë. Por sot përballë është Metalurg Donjeck, një rival shumë i fortë. "Jam i vetëdijshëm që në këtë tur na pret një kundërshtar shumë më i fortë. Metalurg Donjecku është i një kalibri tjetër dhe jo më kot e nis këtu rrugën e tij europiane, pra direkt në turin e tretë, pasi koeficienti i këtij ekipi është i lartë. Kujtojmë që kampionati ukrainas është shumë më i fortë dhe Metalurg përballet me skuadra si Shahtjor Donjeck apo Dinamo Kiev. Por Kukësi, të paktën në Tiranë, do të tentojë të bëjë më të mirën. Garantoj edhe një herë të gjithë tifozët, që do të luajmë fort, madje edhe më fort se në dy ndeshjet e kaluara në "Qemal Stafa". Ekipi është në formë të mirë, nuk ka probleme shëndetësore apo dëmtime, kështu që do të japim gjithçka, për të vijuar ëndrrën tonë", - përfundon trajneri i Kukësit, Armando Cungu.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)