Josa dorëzohet: Po mendoj për sfidat e Europa League
Skënderbeu duket se është dorëzuar dhe nuk beson në ndonjë mrekulli për të kaluar turin e tretë të Ligës së Kampioneve, pas humbjes 0-3 në Kazakistan. Këtë e thotë edhe trajneri Mirel Josa, i cili shprehet: "Tashmë që ndeshja ka mbaruar, nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar rezultatin, kështu që, çfarë rëndësie ka nëse ishte apo jo i drejtë?! Tani duhet të mendojmë për të ardhmen, për dy ndeshjet në 'play-off' në Europa League. Kemi dy ndeshje dhe të shohim se çfarë mundësie do të kemi për të shkuar në fazën në grupe. Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të Champions League të paraqitemi më mirë se në këtë sezon." Ndeshja e kthimit, sipas të gjitha gjasave, duke parë rezultatin dhe lojën në sfidën e parë, duket se do të jetë vetëm një formalitet.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)