E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet në moshën 86-vjecare, Ramiz Alia ish-udhëheqësi komunist

TIRANE- Shuhet në moshën 86-vjecare Ramiz Alia. Udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri dhe Presidenti i parë i shteti pluralist, mbylli sytë mëngjesin e sotën rreth orës 7:00  në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet.

Alia vuante nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai u shtrua disa herë në reanimacion.

JETA
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20 vjec. Alia u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite (1954) dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës nën patronazhin e Enver Hoxhës. Në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë).

Alia është udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist të Shqipërisë 1985-1991, dhe Presidenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1991-1992, si dhe presidenti i parë i postkomuniste në Shqipëri deri në vitin 1992. Ai kishte qenë i caktuar si pasardhës nga Enver Hoxha dhe e mori pushtetin pas vdekjes së tij.

VEPRIMTARIA
Detyrat më të rëndësishme të Ramizë Alisë kanë qënë:
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),
Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),
Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)
Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›