Qyteti Studenti s'ka vende, 300 të rinj rrezikojnë të mbeten jashtë
TIRANE- Rreth 300 studentë e kanë shënuar emrin në listë-pritje në Qytetin Studenti, pasi aktualisht nuk ka vende për ta. Kjo pasi këta të rinj, megjithëse janë studentë, një vit më parë janë larguar nga konviktet për të jetuar në shtëpi me qera, ndërsa tashmë kërkojnë të regjistrohen sërish në qytetin e të rinjve. Sipas drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina, ky kontigjent studentësh do të strehohet vetëm pas mbylljes së regjistrimeve, nëse do të ketë vende të lira.
"Këta të pasi të sistemohen studentët aktualë", - ka deklaruar kreu i QS-së, Bujar Brovina. Sipas Brovinës, kërkesat më të mëdha për t'u strehuar në konvikte vijnë nga vajzat, në një kohë që vendet bosh pas mbylljes së regjistrimeve raportohen në godinat e djemve. Regjistrimi i viteve të para do të nisë gjatë ditës së sotme, ndërsa deri dje ishin regjistruar 2500 studentë ekzistues. Edhe këtë vit në qytetin e të rinjve pritet të strehohen rreth 6200 studentë, ndërsa tarifa vjetore e strehimit është 40 mijë lekë të reja për të gjithë vitin akademik. rinj janë larguar vjet për të jetuar në shtëpi në qira, ata janë aktiulaisht në listë pritjeje dhe do të regjistrohen.
(m.a/GSH/BalkanWeb)