Curiosity sjell të tjera FOTO dhe një autoportret nga Marsi
E mbarë media botërore pret çdo ditë për fotot që sjell roboti Curiosity, i dërguar në Mars nga agjencia hapësinore amerikane, NASA. Por kësaj here sonda ka sjellë edhe një autoportret, ku zbulon për herë të parë fytyrën.
Fotoja është realizuar përpara se inxhinierët në Tokë të dërgojnë komandën për të hequr pluhurin që ka zënë vend në një nga kamerat më të rëndësishme të robotit.
Kamera është kalibruar duke përdorur një peni, që është cilësuar si monedha me fat. Kjo kamera do kapë imazhe shumë të vogla, edhe më të holla se qimet e flokut të njeriut.





