E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, fituesit më 18 shtator

Viti i ri akademik nis më 8 tetor. Javën e parë paguhen tarifat e studentëve në sekretari.

MASH shtyn afatet. Ja datat e regjistrimit online në fakultete.

Viti i ri akademik nis më 8 tetor. Ministria e Arsimit ka shtyrë me 5 ditë shpalljen e listës paraprake të fituesve në shkollat e larta. Ishte paralajmëruar për më 12-13 shtator, por maturantët do të mësojnë nëse kanë mundur të zënë një vend në fakultet vetëm më 18 shtator. Menjëherë pas daljes së kësaj liste, do të nisë regjistrimi, i cili këtë vit për herë të parë është online. Afatet e regjistrimit për fazën e parë janë datat 18-23 shtator. Gjatë kësaj jave kandidatët do të mund të caktojnë nëse do të zgjedhin përfundimisht degën ku kanë fituar apo do të vazhdojnë më tej garën. Me mbylljen e regjistrimeve, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të hedhë në sistem të dhënat, duke llogaritur sa është numri i kuotave bosh. Duke spostuar emrat, do të shpallen fituesit e rinj. MASH do tu lërë sërish 5 ditë afat për regjistrimin përfundimtar.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›