E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Jam gati!

Debatik Curri rikthehet në kombëtare pas 8 muajsh, por tani ndihet gati për lojë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua. Kisha një dëmtim shumë serioz dhe është kënaqësi që të vish këtu e të takosh shokët. Ndaj dua t’i falenderoj ata, shokët dhe të gjithë ata që më kanë ndenjur afër. Shpresoj që të jetë dëmtimi im i fundit. Kam dy muaj që stërvitem me ekipin, por kam bërë edhe seanca të veçuara. Nuk mund të them që jam në 100%, por jam në gjendje të vështirë. Përderisa jam këtu do të thotë se ndihem mirë dhe nëse trajneri e sheh të arsyeshme që të më aktivizojë, do të jap maksimumin tim,” u shpreh Curri gjatë konferencës së djeshme për shtyp

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›