E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLUS, short për të ndjekur falas Bosnjë-Shqipëri

Operatori celular shqiptar heq të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe biletën e stadiumit

Operatori celular PLUS, mbështetësi zyrtar i kombëtares shqiptare, shpërblen klientët e saj sportdashës, duke u dhënë shansin e papërsëritshëm të ndjekin kombëtaren shqiptare në sfidën e së martës në Zenica të Bosnjë-Hercegovinës. PLUS ka siguruar për klientët e përzgjedhur në bazë të një shorti elektronik, të gjitha shpenzimet për udhëtimin, akomodimin (full board) dhe biletat e ndeshjes në stadiumin e Zenicës. Surpriza për klientët e përzgjedhur nuk mbaron këtu. Ata jo vetëm që do të kenë mundësi të shijojnë ndeshjen e kombëtares, por në mënyrë krejt unike, do të kenë shansin të ndjekin hap pas hapi lojtarët dhe stafin e kombëtares kuqezi. Kështu, klientët fitues të PLUS do të kenë mundësinë të udhëtojnë së bashku me kombëtaren shqiptare me çarterin e vënë në dispozicion deri në Bosnjë-Hercegovinë, do të akomodohen në të njëjtin hotel dhe do të kenë mundësinë të përjetojnë në kohë reale të gjitha emocionet që shoqërojnë kombëtaren kuq e zi në sfidën e rëndësishme me Bosnjë-Hercegovinën, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Të gjithë klientët me kontratë të PLUS janë informuar në lidhje me këtë ofertë përmes një mesazhi të dërguar nga PLUS, dhe kanë aplikuar në masë të madhe, duke shprehur interesin e tyre në shortin elektronik përmes dërgimit të një mesazhi falas. Fitues janë shpallur punonjës të kompanive ALBUnivers dhe Klevi 2010. PLUS, operatori i vetëm celular shqiptar në treg, është sponsori i përgjithshëm i kombëtares. Mbështetja e kombëtares shqiptare në sfidat e EURO 2012 është një angazhim dhe kontribut i natyrshëm për PLUS, që, sikurse edhe Kombëtarja, ka në thelb të filozofisë së saj krenarinë e të qenit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›