E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka: Kombëtarja më katapulton sërish jashtë

Megjithëse është kthyer në Kombëtare, pasi u rikthye te Tirana dhe nisi të aktivizohej rregullisht, Jahmir Hyka dëshiron përsëri të largohet jashtë Shqipërisë. Është e vërtetë që jam larguar disi nga Kombëtarja në sensin që nuk jam më një titullar i mundshëm, por puna është se kam kaluar një periudhë të vështirë, ku kam luajtur pak, ndaj një gjë e tillë pritej. Tashmë kam filluar të luaj rregullisht te Tirana, për rrjedhojë dalëngadalë po rigjej formën time më të mirë fizike. E ndjej se po vij gjithnjë e në ngritje, ka pohuar Hyka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›