E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Në Rumani për lojë bindëse

Mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, beson se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të bërë një paraqitje pozitive kundër Rumanisë, ndaj së cilës në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro 2008-s humbëm 6-1.

“Polivalenti” Curri, karriera ndërkombëtare e të cilit me fanellën e përfaqësueses daton, më 22 mars të vitit 2006 në barazimin 0-0 me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” (atëherë nën drejtimin e Hans Peter Briegelit), në prag të nisjes eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012, tha per "Albania-sport.com"

“Natyrshëm që pretendojmë një paraqitje të mirë. Vijmë pas disa rezultateve pozitive (pesë miqësore të suksesshme) dhe besoj se kemi dhe motivimin e duhur. Dëshirojmë të tregojmë se ky grup lojtarësh mund të zhvillojë lojëra të bukura”.

Curri, i cili tani luan në Turqi me Gençlerbirlixhi, golin e tij të vetëm më përfaqësuesen e ka shënuar kundër Holandës në kualifikueset e Euro 2008-s (11 tetor 2006, 2-1).

Shqipëria do të luajë, më 3 shtator kundër Rumanisë në transfertë dhe më 7 shtator me Luksemburgun në Tiranë

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›